03 janar 2007

urimet e MIGJENIT

Serisht dhe sot duke "lundruar",gjeta kete leter urimesh te te madhit Migjen......sikur ti kishte shpetuar dora,dhe ne vend te 1937,te shenonte nje date.....te themi... mbas 70 vjetesh p.sh............ato urime do te ishin me se reale...

Migjeni
Urime për 1937
Shok i dashtun, unë përgjithësisht nuk shkruej urime, as për Krishtlindje as për bajram, as për ditëlindje as për ndonji feste tjetër. Nuk shkruej, pse urimet që në ato ditë e tanë bota ban, nuk dij a plotësohen nji për qind - se pothuej të gjitha dalin nga hipokrizia. Bota këte e din, por njisoj vazhdon të shktruejë urime.

As për Motmotin e Ri deri tash nuk i urova askujt asgja. Por kësaj herë due të hyj në radhën e njerzëve të korektë dhe t'u uroj shokve të mij Motmotin e Ri të 1937.

Së pari t'uroj, shok i dashtun, gjumin e ambël - që të mas ndëgjosh si gjëmojnë njerëzit nën barrën e kryqave të vet tue shkue në Gollgota. Të mos ndëgjosh as dëshprimin e të mundunve as britmën e ngadhnjyesve në këte jetë. Të mos ndëgjosh, bumbullimën e Spanjës.

Gjumm e ambël! - të mos ndëgjosh si afër teje kërset dhëmballa për dhëmballë nga të ftohtit. Se atëhere duhet të pyesish: moj dhëmballë, pse ndeshe për dhëmballë dhe kërset aq? E gjuha në vend të dhëmballës përgjegjet: pse asht të ftoftë, zotni, e kur asht ftoftë, zotni, u hyn dreqi trupit, muskulave, nervave, zotni, dhe qashtu kërset dhëmballa për dhëmballë zotni. Asht tepër banale të thomi se mungon veshja dhe mbathja dhe zjarri, prandaj: gjumin e ambël, shok i dashtun.

Së dyti, mbas gjumit të ambël, të uroj - ç'asht dhe e natyrshme - të jesh i gëzuem, gjithmonë i gëzuem. Nga gëzimi i madh, në sentimentalizëm, të puthish drrasat e dhomës e shtyllat, si bani Greta Garbo në filmin «Mbretnesha Kristina» kur shijoi dashuninë shtazore (desha të them hyjnore, por njisoj asht). Aqë i gëzuem sa që bota ta kenë zili dhe të thonë: oh sa i lumtun asht! Të jesh i gëzuem, edhe pse në anë tjetër zemra të pëlset, si paljaços.

Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerëve. Ne rasë se tryeza e shkrimit të çalon ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s'ke se ku të rrish, ti qeshu. Në rast se s'ke zjarr e ke të ftoftë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonji ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu.

Del në rrugë bile, në kryqëzimin e udhëve, dhe qeshu qeshu qeshu, e bota do ta ketë zili dhe do të thotë: ah sa i lumtun asht! E kur të të vijë në shtëpi ta shofi shkakun e gëzimit tand, "do t'i kujtohet botës vetvetja dhe do të fillojë të qeshi kikiki-kakaka. Smundja e të qeshunit do të përhapet ndër të gjithë dhe njerëzit si majmunat do të hidhen përpjetë nga gëzimi. ..Dhe kështu uroj që vjetin 1937 ta kalojmë në gëzim - edhe se të smundë patologjikisht.

6 komente:

  1. "Të jesh i gëzuem, se gëzimi yt u jep shpresa edhe tjerëve. Ne rasë se tryeza e shkrimit të çalon ti qeshu. Në rasë se e vetmja karrige që ke në shtëpi asht e shpueme dhe s'ke se ku të rrish, ti qeshu. Në rast se s'ke zjarr e ke të ftoftë, po, ti qeshu. Në rasë se ndonji ditë, ashtu kot, të mungon dhe buka, ti merre për lojë, për shaka, dhe qeshu, qeshu."
    Qeshu edrus! :-)

    PërgjigjuFshije
  2. E adhuroj penën e Migjenit! EdRus, të përshëndes.

    PërgjigjuFshije
  3. qeshim qe te mos qajme i dashur e.T......flm per keshillen.

    n.A:kete shkrim te Migjenit,s'e kisha pare ndonjehere.........perves hijeshise dhe stilit te tij te mrekullueshem,me beri pershtypje "aktualiteti" i atij shkrimi sot(aktualitet qe e ben e.T te tallet me nje fukara si une :) )

    PërgjigjuFshije
  4. e.T,per la serie "tutto il mondo è paese":

    Filastrocca di capodanno:
    fammi gli auguri per tutto l'anno:
    voglio un gennaio col sole d'aprile,
    un luglio fresco, un marzo gentile;
    voglio un giorno senza sera,
    voglio un mare senza bufera;
    voglio un pane sempre fresco,
    sul cipresso il fiore del pesco;
    che siano amici il gatto e il cane,
    che diano latte le fontane.
    Se voglio troppo, non darmi niente,
    dammi una faccia allegra solamente.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet