04 janar 2007

"supermeni i metropolitanes"



New York Post,ne edicionin e saj on-line,keshtu e nis artikullin e saj per nje njeri qe kufizohet qe te thote:bera vetem detyren si qytetar i mire.
Por sa "qytetare" te mire do te ishin te gatshem per tu hedhur ne binaret e subway,tamam ne momentin qe treni po arrinte ne stacion per ti shpetuar jeten nje tjetri?
Wesley Autrey(ne foto me dy te bijat) e beri ate xhest,ne nje stacion te Harlemit ne NjuJork,pak caste me pare se te fillonte turnin e tij te punes si murator.
Ai,pasi kerkoi ti vinte ne ndihme nje 20 vjecari(Cameron Hollopter) qe kishte rene pertoke nga nje krize konvulsive e papritur,por djali i spo ngritur ne kembe,u rrezua serish,kete rradhe ndermjet shinave te trenit,nderkohe qe nga larg,filloi qe te dukej drita e trenit nr 1."duhet te merrja nje vendim te shpejte",tregonte me pas Wesley,dhe ne fakt e mori,pa u menduar me gjate,u hodh mbi trupin e djalit,dhe e mbajti te mbeshtetur per toke,deri sa treni,pasi i kishin kaluar 5 vagone persiper,te arrinte te frenonte.
"Jemi mire,jemi ketu poshte" ka therritur kur treni ndaloi,por,preokupacioni i tij,ishin dhe dy vajzat :"kam dy vajzat atje siper,thojini atyre qe babai eshte OK"......
"s'besoj qe te kem bere ndonje gje te jashtezakonshme-ju tha gazetareve,pashe vetem dike qe kishte nevoje per ndihme.bera ate qe duhet te beja".

4 komente:

Faleminderit per komentet