11 janar 2007

shkrim prej te dehuri

kisha gjithe diten qe imagjinoja se c'do te shkruaja sot ne blog...dhe e vetmja gje qe s'me mungon,jane momentet e vetmise ,ne te cilat ,edhe i pa pire,filloj dialogjet imagjinare......
Sapo hyra ne autostrade,gjeja e pare qe bera,mora ne telefon mamane(shyqyr sot ishte ne qejf,dhe me tregonte qyfyret e plakut.....i kishin vjedhur portofolin te shkretit,dhe :"lere leket"-tha plaka,por per te rinovuar patenten,ju desh te shpenzonte ''nje dynja me pare'',per te bere viziten okulistike,dhe certifikatat e nevojshme...)
Tek ecja,riflektoja rreth shkrimit te e.T,QEPENI,ne te cilin dhe kam komentuar,duke reklamuar te drejten e c'dokujt qe te shprehet lirshem dhe pa censure....,e vertete qe ajo liri s'duhet ti mungoje asnjeriu,por nga ana tjeter,pa dashur qe te ofendoj sensibilitetin e asnjeriu,duke filluar nga vehtja ne rradhe te pare,shpeshhere vihet re nje prirje per tu treguar me 'inteligjente',me 'filozofe',me 'te mencur' se te tjeret,pa qendruar dhe ndaluar per te lexuar dhe ''dy fjale pa kuptim'' te thena nga ndokush qe s'hyn ne sferen tone te interesit,ose qe s'ka ngjalle as admirimin ose kundershtim me komentet tona....

Dhe u ndjeva i 'vockel',meskin,...une ....,partizani i 'lirise se fjales'...
...e c'rendesi ka liria e fjales,nese asnje s'te degjon??...
a s'eshte me mire qe ne vend qe te kerkojme te tregohemi te ''mencur,inteligjente,filozofe,'',te kerkojme qe ti japim nje cike rendesi fjales se atij ''injorati''qe s'di se c'thote,qe ta inkurajojme qe te shprehet,qe te impenjohet dhe ai,edhe pse kunder opinionit ose bindjes tone,mjaft qe te impenjohet,dhe ketu s'e kam fjalen per ''muhabete dhe politike klubi'' ,se per ato s'jane keq shqipetaret,por per te rritur dhe nivelin e bindjeve te tyre,qofte dhe me kundershtimet tona me fjale te thjeshta dhe pa rene ne rangun e pergjigjeve te atyre qe rrine gjithe diten neper mejhane....

Ndoshta s'e di as vete se c'po shkruaj,sepse pas shkrimit te meparshem per Republiken(dhe e perseris me germa te medha:TURP,TURP,TURP,qe as ''peshku'' qe eshte aq i kujdessshem persa i perket 'datave',ta kete lene pas dore nje date te tille),eshte i dyti dopio wiski qe po kthej avash avash....per shendetin tuaj cuna dhe goca.... dhe rrofte Republika..... respektojeni dhe fjalen e nje te piri,qofte dhe me fjale mejhanesh...faleminderit.

12 komente:

  1. mbahu edrus " wisky del shpejt ! :)

    PërgjigjuFshije
  2. ej edo, si o ndiheshe po ta vinim tek peshku?
    Me pelqeu shume. dua te komentoj kete qe pija ndonjehere nxjerr me te ndershmen prej nesh - ca vete mundohen ta mohojne, por ato qe thone kur pijne jane ndjenjat e verteta. Keshtu qe ka nje cilesi ndershmerie + qe eshte gjithmone e mirpritur.

    Sa per ate te te njeit meskin, mos u merzit fort. je normal. Keshtu mejMe te gjithe.
    Njerzit mesojne nga prindrit te flasin, mesojne te shkruajne ne shkolle - por njerzit kurre nuk mesojne te Degjojne. Eshte shume e rendesishme, por EDUKIM DEGJIMI nuk egziston si praktike.
    Dhe cfare ndodh eshte qe shumica, le te themi tek 80% e njerezve, nderkohe qe tjetru u flet, po paramendojne pergjigjen - dhe jane teper te zene per te degjuar cfare po thote debatuesi. Kjo perkthehet shume perafersisht ne komentetet ne internet per mendimin tim.
    Sepse eshte evidente, qe nuk c'presim per te na ardhur rradha te shkruajme vete - te degjojme zerin tone...lol
    megjithate une per veten time rrefehem se me kalimin e kohes e bej gjithnje e me pak kete "per tu dukur" thjesht nuk kam fare qellim te bej pershtypje tek asnjeri, skam asnje axhende dhe behet cuditerisht e lehte te shprehesh ne menyre te sinqerte.

    Ky sinqeitet pastaj nuk ka te paguar, lexohet ne cdo rrjesht, dhe ne te jemi mirnjohes!

    PërgjigjuFshije
  3. e.t....akoma s'me ka dale dhe mua me duhet qe te dal tani :).

    Blendi,faleminderit per fjalet e tua(dhe ti e di qe bej pjese tek 'arqipelagu'=>gjithcka qe eshte ketu,eshte e 'peshkut' :)

    PërgjigjuFshije
  4. Edrus, te shikoj shume ambicios. Ti mendon se ne nje menyre apo ne nje tjeter do te mund te influencosh njerzit e tjetre (kjo eshte e vertete, ti e ben kete me blogun tend) te gjithe njerzit - mendoj qe eshte e pamundur, te gjithe eshte nje nocion diktatorial. Mes ketyre du gjerave, varet nga ty dhe idete tende, ke do te terheqesh ti . Te uroj kurajo dhe sigurisht sa me shume njerez qe te shkembejne mendime rreth gjerave qe trajton.

    Te njejtat mendime kam dhe une. P;sh qe blogjet jane fabntastike, qe eshte nje metode alternative e vertete e publikimit te mendimeve dhe ideve, e keqja eshte qe mgjth reklamat e bera prane miqve te mi, asnjeri nuk mori iniciativen bile edhe te me vinte nje koment ne blogun tim. Shpresoj ta lexojne te pakten (gjithmone per motive egoiste)
    pershendetje dhe gezuar

    PërgjigjuFshije
  5. Ato që ka barku, i nxjerr bardhaku!

    PërgjigjuFshije
  6. Edrus ky shkrimi jot eshte bere per tu pire ne kupe..e lexova , por kisha pak pune shpare dhe thashe se duhet ta lexoj dhe nje here per ti dhene pergjigjen e merituar ,sepse eshte aq i sinqerte dhe i goditur saqe nuk mund te tregohem e shpejte dhe praktike me te.
    te pergezoj per kete shkrim.fillova te mendoj dhe une qe e urrej pijen , mos duhet te pi pak per te shkruar ne menyre me te hajrit:)
    eshte e vertete qe eshte çik ajo ideja qe gjithsecili mundohet te tregohet me "filozof" , "i zgjuar" apo "i veçante", e mgjth une mendoj se tere miqte linket e te cileve i kam vene ne blogun tim nuk jane te tille.prandaj eshte kenaqesi per mua te bisedoj me ju.askush ne kete grupin e blogjeve te bashkuar kaq mrekullisht kete muajin e fundit:) nuk eshte mendjemadh dhe nuk mundohet te jete"filozof":)ju pershendes te gjithve jeni shume te kendshem te gjithe:)

    PërgjigjuFshije
  7. Kam lexuar blogun tend disa here
    ..u ndjeva i vockel,meskin..
    Ho sempre la sensazione di leggere
    le parole scritte da un uomo che
    si sente solo e spesso triste e che c'è l'ha con tutto il mondo..
    scordandosi dell'impossibilita di cambiarlo.
    Spero di sbagliarmi visto che non la conosco.
    Ci faccia leggere qualcosa di piu allegra.

    PërgjigjuFshije
  8. mah, eda. ai sidoqofte ka miq, vetem qe qelluam larg, pune e madhe ;)

    PërgjigjuFshije
  9. x Blendi
    Pikerisht pse ka miq..
    Jemi shume ata te cilet miqte
    e vertete i kemi larg (ne distance).
    E rendesishme eshte ti ndjesh
    afer edhe kur nuk jane(edhe pse
    keto jane vetem fjale..kemi te
    gjithe nevoje per kontakt,eshte
    e rende pesha e largesise)

    PërgjigjuFshije
  10. te pergezoj per kete shkrim interesant Edrus...
    shendet..

    PërgjigjuFshije
  11. Faleminderit te gjitheve per komentet.
    Tena,s'ishte as per te bere 'filozofin' e rradhes dhe as per te qene kontrokorrente ai shkrim...ishte ne rradhe te pare nje autokritike ,nisur nga vehtja ime,dhe nje keshille per te gjithe ata qe duan te kuptojne,sepse duke 'degjuar' dhe inkurajuar dhe ate 'idiotin' qe s'di se c'thote,i japim mundesi vehtes qe te 'zbulojme' pastertine e shpirtit te njeriut te thjeshte,te dikujt qe eshte 'ndryshe' nga 'kasta'jone prej intelektualesh...per te mos ngelur qe "komentet tona,edhe pse i ftojme miqte tane 'pseudointellektuale'", te mos gjejme asnje fjale te tyre.....s'e di nese eshte egoizmi i tyre,apo inkapacitetiti i tyre per te thene dy fjale me mend aty ku duhet(pramdaj preferoj pasterine dhe te folurin shqeto te fshatarit,se sa 'perkufizimet' e artikulluara te ndokujt qe e ben per te treguar se kushedi se c'eshte,kur dihet qe perderisa jemi perpara nje tastiere,dhe trajtojme disa lloj problemesh,te gjithe dicka dime dhe kuptojme).

    Per Eda:
    cara ti ringrazio per le tue parole,non ti biasimo,cè tanta verita nelle tue parole,ma cosi tanto che non saresti espresso cosi anche se mi conoscessi.
    però,se vedi nel blog,la voce "humor" credo che avra la parte del leone :)(non e che rido per non piangere,so anch'io ridere...specie se vale la pena.

    gjithsesi e dashur Eda,vetmia ndihet(e ndjeva qe ne muajt e pare qe kam ardhur ketu(lexo "mall" http://edrus.blogspot.com/2007/01/mall.html
    dhe do shikosh se sa eshte ndiere :(,ndoshta eshte dhe menyra e jeteses...pune shtepi,shtepi pune qe s'na le kohe as per te menduar per shoket miqte dhe te afermit....prandaj kur jam i lodhur dhe s'me bije ndermend qe te dal,e di qe dikush ne rrjet do nderroje dy fjale me mua.

    PërgjigjuFshije
  12. O Erdus, ti thua gjëra të mençme o djalë, vetëm se nganjëherë ti nuk e vë re rëndësinë e asaj që thua. P.sh. të thuash " c'rëndësi ka liria e fjalës kur nuk të dëgjon njeri" është sa e dhimbshme aq e vërtetë, por është edhe më e hidhur sepse në fakt është thelbi i vërtetë i demokracisë që kemi gjetur në perëndim. Prit, mos mendo kurrë se unë jam komunist, bile unë jam larg edhe të kem simpati të majta, gjithësesi kjo është mjaft lirshëm e ndërlikuar, desha vetëm të theksoja Jo-në ngase pata frikë se mund të le ndonjë përshtypje që nuk dua të krijohet.
    Unë desha të thosha që fjalia jote që unë përmenda këtu ka rezonanca të thella dhe kalon përtej lejes që i japim njëri-tjetri për tu shprehur.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet