31 janar 2007

Leter nga Memo

Te dashur miq,sapo u ktheva(besoj qe te mos ju kete renduar 'mungesa' ime. :)
Sapo perfundova nje xhiro ne blogjet e te gjitheve :),dhe si gjithmone u 'perhumba' neper to,por gjithsesi ,nder emocionet e ndryshme (sidomos kenaqesia qe provoja),nje emocion te cuditshem me ngjalli shkrimi i Memos,....
S'e di,nese duhej ta zija me shqelma e grushte, qe kishte arritur te sintetizonte me stilin e tij(qe per mua eshte i jashtezakonshem),gjithe ato argumente qe ne jeten e perditeshme i ANASHKALOJME pa ja u varur shumeeeee...........
Ndoshta prandaj me erdhi deshira per 'ta rrahur',sepse ,qofte dhe per nje moment,ngjalli tek une perseri deshiren per te reaguar....si,qysh(??) s'ka rendesi,rendesi ka qe nganjehere,bejme mire te reflektojme rreth ketyre 'vogelsirave' te parendesishme,qe ne dukje te pare...s'na e ndryshojne jeten,kete jete monotone,te 'ritmuar' nga zilja e zgjimit per ne pune,kthimit,berjes se 'hesapeve',qumeshtit per femijet,Kompiuterit,dhe nese ngelet kohe....edhe nje sy gjume :(.

Edhe nese s'do te kini durim qe ta lexoni deri ne fund....besoj se do t'ju mjaftoje dhe aq sa kini lexuar qe te rrini per 5 minuta duke u menduar.




Pasiguria që të ngërthen, paradoksalisht, është rrjedhojë e një teprice positiviteti, e një pike të pashmangshme në nivelin e negativitetit. Një lloj leuçemie ka mbërthyer shoqëritë tona, një lloj tretjeje e negativitetit brenda euforisë së spërkitur. Gjendja jonë i ngjan asaj të atij njeriut që kishte humbur hijen e vet: ai ose do bëhet transparent, dhe drita do e përshkojë tej e tej, ose alternativishit do jetë i ndriçuar prej çdo këndi, i mbiekspozuar dhe i pambrojtur ndaj çdo dhe gjithë burimeve të dritës. Ne jemi ngjashëm të ekspozuar prej çdo ane ndaj shkëlqim-vështrimit të teknologjisë, imazheve dhe informacionit, pa patur asnjë mënyrë të përthyejmë rrezatimin: dhe ne jemi të dënuar për rrjedhojë të gëlqerosim gjithë veprimtaritë tona – marrëdhënie shoqërore të gëlqerosura, trupa të gëlqerosur, kujtesë e gëlqerosur – shkurt, një bardhësi tërësore aseptike. Dhuna është lyer me gëlqere, ashtu dhe historia, e gjitha kjo, si pjesë e një ndërmarrjeje të gjerë kirurgjie kozmetike në fund të së cilës asgjë nuk do ketë ngelur, përveçse një shoqërie për të cilën dhe individëve të së cilës, gjithë dhuna, gjithë negativiteti do jenë tërësisht të ndaluar. Në këto rrethana, çdo gjë që është e paaftë të braktisë identitetin e vet, zhytet pashmangshmërisht në mbretërinë e pasigurisë radikale dhe simulimit të pafund.



Ne jemi nën zgjedhën e detyrimit kirurgjikal i cili kërkon të taksojë çdo karakteristikë negative dhe ti rimodelojë gjërat sintetikisht në forma ideale. Kirurgjia kozmetike; përfigurimi rastësor i një fytyre, bukuria apo shëmtia e saj, tiparet karakteristike – të gjitha këto duhet të korrektohen ashtu që të prodhohet një fytyrë ideale, me e bukur se e bukura, një fytyrë kirurgjikale. Edhe shenja astrologjike e dikujt mund të rishikohet ashtu që të harmonizojë yjet me llojetën. Dikur një nocion utopik, ideja e a një Instituti Zodiakal të Kirurgjisë ku pak manipulime të duhura do të mund të të caktojnë nën shenjën e zgjedhur, duket fare e mundshme sot.

Edhe seksi të cilit i përkasim – ajo pjesë e vogël paracaktimi ende të mbetur tek ne, ai minimum fataliteti dhe tjetërsie – ndërrohet sot sipas dëshirës. Për të mos përmendur kirurgjinë plastike që aplikohet në hapësirat e gjelbra, në natyrë në përgjithësi, ndaj geneve, ngjarjeve, historisë. Çdo gjë duhet të bëhet e postsinkronizueshme sipas kritereve të përdorimshmërisë dhe përshtatshmërisë. Formalizimi i fytyrave, të folmes, seksit, trupit, vullnetit dhe opinionit publik është një tendencë e ashiqartë gjithandej. Çdo përshkënditje e fundme e fatit dhe negativitetit duhet të shuhet për hir të diçkaje që shëmbëllen buzëqeshjen e kufomës në shtratin e vdekjes, për hir të shlyerjes së përgjithshme të shenjave. Për këtë qëllim fushata gjigande e kirurgjisë plastike është ndërmarrë.

Çdo gjë duhet ti sakrifikohet parimit se gjërat duhet të kenë një gjenezë operative. Për aq sa i takon prodhimit, nuk është më toka që prodhon, apo puna që e krijon pasurinë (martesa e famshme tokë e mund), por është Kapitali që e bën tokën dhe mundin të prodhojë. Puna nuk është më veprim, është operim. Me konsumin nuk kuptohet më thjesht gëzimi i të mirave, por do të thotë vetëm – të kesh dikë të gëzojë diçka – një operacion i modeluar mbi dhe i akorduar në, hapësirën diferenciale të shenjë-objekteve.

Komunikimi nuk është një çështje e të folurës por të bësh njerëzit të flasin, informacioni nuk përfshin njohjen por të bësh njerëzit të dinë. Përdorimi i formës së përbërë “me bë” plus të pakryrën e foljes tregon se këto janë operime, jo veprime. Qëllimi i reklamës dhe propagandës nuk është të besosh por ti bëjë njerëzit të besojnë. “Pjesmarrja” nuk është ndonjë formë sociale aktive apo e vetvetishme, sepse është përherë e induktuar prej një lloj makinerie a makinacioni; nuk është më të veprosh sesa ti bësh njerëzit të veprojnë (një operim që të kujton animacionin dhe teknika të ngjashme).

Këto ditë edhe me dash ndërmjetsohet nga modele të dëshirës, nga forma të të bërit të njerëzve të duan diçka – nëpërmjet bindjes apo ç’kurajimit. Edhe sikur kategori të tilla si të duash, të jesh i aftë të, të besosh, të dish, të veprosh, të dëshirosh dhe të gëzosh ende të ruanin ca kuptim, ato janë monopolizuar të gjitha, siç shihet, nga një mënyrë e thjeshtë foljeje ndihmëse. Gjithandej folja veprore i ka hapur rrugën joveprores dhe veprimet vetë kanë më pak rëndësi sesa fakti që ata janë prodhuar,induktuar, përdëllesuar,media-zuar apo teknizuar.

Nuk ka më ndonjë lloj njohjeje përveç asaj që rrjedhon prej ti kesh njerëzit të dinë. Nuk ka më të folme por vetëm ti kesh njerëzit të flasin – i.e. prej një akti komunikimi. Jo më akte,veprime përveç atyre që rezultojnë prej një ndëraktimi (interaction) – të kompletuar mundësisht me monitorë televizivë dhe build-in feedback. Sepse gjëja që karakterizon operimin, në kontrast me veprimin, është saktësisht ajo se: operimet janë domosdoshmërisht të rregulluar në atë mënyrë në të cilën ata ndodhin – përndryshe nuk do të kishte komunikim. Do flitej, por nuk do të kishte komunikim. Komunikimi është operacional ose nuk është asgjë.

Gjithë katagoritë pra kanë hyrë në epokën e joveprores; jo më të duash – vetëm ti arrish njerëzit të duan; jo më të bësh – vetëm ti arrish njerzit të bëjnë; jo më të vlesh diçka – por thjesht tia arrish diçka tia vlejë diçka (të jesh dëshmitar i reklamës në përgjithësi); jo më të dish – vetëm të lësh të dijnë; dhe në fund por jo e fundit, jo të gëzosh më, jo dhe aq të marrësh kënaqësi sesa tia arrish që njerëzit të marrin kënaqësi. Ky është problemi i madh i çastit; të përjetosh kënaqësi seksuale nuk i shërben asnjë qëllimi – ne jemi të supozuar të japim kënaqësi seksuale, qoftë vetes sonë apo të tjerëve. Kjo lloj kënaqsie është kthyer në një akt komunikimi. Unë jam ftuari yt, ti je i ftuari im – ne shkëmbejmë kënaqësi si pjesë e një ndëraktimi performativ. Kushdo që kërkon përmbushje pa komunikim është pusht. Kanë orgazmë makinat e komunikimit? Kjo është histori tjetër, por nëse do pëpiqeshim të imagjinonim makina orgazmike, ne do të mund të bënim kështu vetëm duke iu referuar modelit të makinave të komunikimit. Në fakt makina të tilla ekzistojnë tashmë në formën e mu trupave tanë – trupa të eksituar në të patur nga teknologjitë më subtile të kozmetikës dhe induktimit të kënaqësisë.



Jogging është një tjetër aktivitet nën skllavërinë e parimit të performancës. Të jogg-ësh nuk është të vraposh por ta bësh trupin të vrapojë. Megjithqë bazohet në performancën joformale të trupit, jogging është një rrekje për ta rraskapitur dhe shkatërruar tupin. “Gjendja dytësore” e induktuar prej aktivitetit i korrespondon saktësisht këtij operimi të dytë, kësaj nxjerrjeje nga binarët të trupit. Kënaqësia apo dhimbja e jogging (dhe çdo aktiviteti tjetër në palestër) nuk ka fare të bëjë me sportin apo me trupin në realitetin e tij mishtor; nuk është kënaqësia e ushtrimit fizik, por e çmaterializimit, e një funksionimi pafund. Trupi i jogger-it është si ndonjë nga makinat e Tinguely-it, askeza dhe ekstaza e parimit të performancës. Ta bësh trupin të vrapojë shpejt kthehet në atë që ta lësh trupin të vrapojë. Trupi hipnotizohet prej performancës së vet dhe vazhdon të vrapojë për hesap të vet, në mungesë të subjektit, si një makinë somnambulike dhe beqare. (Një makinë e tillë analoge mund të jetë kuintipleti i Jarry-it, ku të vdekurit u japin biçikletave vetë). Aspekti i papërfundshmërisë së jogging-ut, si aspekti i papërfundshmërisë së psikanalizës është me të vërtetë një performancë e pambarueshme, e paqëllim dhe pa iluzione.

Nuk mund të thuhet më në këtë pikë se qëllimi i kësaj është të vish në formë, ç’gjë që ishte ideali i viteve 60-70-të. Stërvitja asikohe qe ende funksionale, ajo përfaqësonte një përpjekje për vlerë tregëtimi, për shenjë-vlerën e trupit, prodhimtarinë e tij dhe gjendjen e tij. Performanca për kontrast është operative, ajo është e orientuar jo nga të qenit në formë e trupit, por drejt formulës së tij – ekuacionit të tij, potencialitetit si një fushë operimesh – e diçkaje që ne e bëjmë të funksionojë, sepse ashtu siç çdo makinë tjetër ai kërkon të aktivizohet, si çdo çelës ai kërkon të ndizet. Kështu dhe këtu, boshllëku pra i thellë i përmbajtjes së aktit. Çfarë mund të jetë më e kotë se gjithë ky mund për hir të mundit, për hir të ushtrimit të trupit në vrap apo në palestër? Ata janë akoma duke vrapuar dhe djersitur paisjet.



E njëjta indiferencë ndaj përmbajtjes, të njëjtat aspekte obsesivë dhe operacionalë, performativë dhe të pasosshëm karakterizojnë sot përdorimin e kompiuterave. Njerzit nuk mendojnë më ndërsa përballë kompiuterit, sesa mendojnë kur vrapojnë. Truri i tyre funksionon po aq përballë ekranit saç trupi i tyre vrapon kur jogg-ojnë. Këtu poaq, operimi është virtualisht i pafundëm; një përballje kokë-më-kokë me kompiuterin nuk ka ndonjë arsye më shumë të marrë fund në ndonjë çast, sesa përpjekja fizike që vrapi kërkon. Dhe lloji i kënaqësisë hipnotike aty brenda, thithja dhe përthithja e energjisë – energji e trupit në rastin e parë dhe ajo mendore në të dytën – është identike. Në njërën anë, elektriciteti statik i trupit, në anën tjetër elektriciteti statik i ekranit.

Të jogg-osh apo të punosh me një kompiuter mund të shihen si një lloj droge, si narkotikë, në kuptimin e asaj se gjithë drogat janë drejtpërdrejtë të udhëhequra nga parimi i performancës, ato ia arrijnë me ne të marrim kënaqsi, të ëndërrojmë, të ndiejmë. Drogat nuk janë artificiale në kuptimin e induktimit të një gjendje të dytë të ndryshme nga ajo a gjndjes natyrale të trupit; ato janë artificiale, sidoqoftë, në atë se ato përbëjnë një protezë kimike, një kirurgji mendore të performancës, një kirurgji plastike të perceptimit.

Nuk të habit fare që dyshimi për përdorimin sistematik të drogave në sporte sot nuk është me thjesht dyshim. Forma të ndryshme të lepe-peqësisë ndaj parimit të performancës munden fare lehtë të bashkëjetojnë. Jo vetëm muskujt dhe nervat por po ashtu edhe neuronet dhe qelizat duhet të bëhen të performojnë. (Edhe bakteriet do bëhen së shpejti të kenë një rol operativ). Vërvitja, vrapimi, noti, kërcimi e patën ditën e tyre, çështja tani është si të dërgosh një satelit të quajtur “trup” në një orbitë artificiale. Trupi i atletit është bërë dhe lëshuesi dhe sateliti; jo më i kontrolluar prej vullnetit individual që peshon përpjekjen e ndërmarrë me një vizion për vet-tejpërtejshmëri, por e kontrolluar prej një mikrokompiuteri të brendshëm e cili punon me përllogaritje vetëm.

Përdhuna e operativitetit ngre një paradoks operativ. Nuk është vetëm që është rregulli i ditës “të bësh diçka tia vlejë diçka”; fakt është se është më mirë – nëse diçkaje duhet ti vishet vlerë, të mos ketë vlerë fare si fillim. Më mirë të mos dish asgjë ashtu që të bëhesh të dish diçka, më mirë të mos prodhosh asgjë ashtu që të bëhesh të të prodhohet diçka dhe është më mirë të mos kesh asgjë për të thënë ashtu që te mundesh të komunikosh. Çfarë është gjithë në logjikën e gjërave; ashtu siç e di kushdo, se nëse do ti bësh njerëzit të qeshin, është më mirë to mos jesh komik. Implikimet për rrjetet e komunikimit dhe informacionit janë të pakundërshtueshme; ashtu që përmbajtja të përcillet sa më mirë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, ajo përmbajtje duhet ti vijë sa më afër të jetë e mundur tejpashmërisë dhe padomethënies. Ky parim mund të shihet në aksion në marrdhëniet telefonike apo në transmetimet e medias, por dhe në arena shumë më serioze. Kështu pra, komunikimi i mirë – themeli sot, i shoqërisë së mirë – përfshin asgjësimin e përmbajtjes së vet. (Vi re se edhe termi shoqëri e ka humbur sot kuptimin, e vetmja gjë që është ende shoqërore është ajo që mund të manifakturohet si shoqëror apo i shoqërueshëm – llagapë fantazmikë të cilët shkëlqyer shprehin gjënë të cilës i referohen: të tillë terma, siç François George pat thënë për ‘seksualitetin’, të sjellin ndërmend ndonjë formë kirurgjie.) Dhe nëse komunikimi i mirë flet për asgjësimin e përmbajtjes së vet, rregjistrimi i mirë i të dhënave përfshin hiçësinë – ose të paktën neutralizimin – e produktit që reklamohet, po ashtu siç moda përfshin tejpashmërinë e grave dhe trupave të tyre dhe po aq sa ushtrimi i pushtetit përfshin kotësinë e atyre që e ushtrojnë.

Çfarë sikur gjithë reklama të ishte një apologji jo për produktin që reklamohet por për reklamën vetë? Nëse informacioni i referohet jo ngjarjeve por promovimit të informacionit vetë qua ngjarje? Nëse komunikimi nuk është i shqetësuar për mesazhin por në vend të tij me promovimin e komunikimit vetë qua mit?

11 komente:

  1. natyrisht :)
    -Do qe te te flas per 'te qènit ose te mos qènit' (edhe timin ne rradhe te pare),qe shikoj ne paragrafin e pare ??
    (megjithese nganjehere 'revoltohem' kur shikoj qe historia 'lyhet' me gelqere(ose nxihet me zift,varet nga kendveshtrimet))
    - ne paragrafin e dyte,s'eshte se 'gjendem' plotesisht(te tregoj nje segret:jam qethur vetem dy here ne 16 vjet ne itali :),zakonisht i parruajtur,dhe urrej parfumet....duhet te ndihem i vecante nga pjesa tjeter e shoqerise??
    -tek paragrafi i trete:jam i kenaqur akoma me aktivitetin e asaj 'pjese te vockel' qe me percakton :P
    Deri ketu,asgje qe te mund te me merziste,por po te vazhdosh me tej(dhe s'ke nevoje qe te lexosh 'Kapitalin'),ve re qe eshte nje e vertete tashme:toke/mund ka humbur forcen e te qenit burim i te mirave materiale qe nder shekuj ka mbajtur gjalle njerezit...ndoshta eshte nje nocion i kaluar nga koha?? Apo me vrapin tone drejt 'Mirqenies'pak vlen nese ne emer te 'lehtesimit' te mundit,te helmojme perdite e me teper TOKEN(erbicidet,kimikatet,ndryshimet gjenetike etj etj)
    -do te flasim per kenaqesine e komunikimit??
    ka te drejte autori:" jo dhe aq të marrësh kënaqësi sesa tia arrish që njerëzit të marrin kënaqësi.",s'eshte kjo qe bej ne shumicen e rasteve me budallalliqet qe gjej ne internet,kenaqem kur i shikoj,por kenaqem akoma me shume kur shikoj qe dikush tjeter kenaqet,kenaqesi qe ne te vertete s'mund te ta transmetoj ne rastin kur arrij qe te zgjidh 'sudokun' ose ndonje problem(e c'ti besh,ne nje menyre ose nje tjeter do ta kaloj kohen dhe une :) )

    " Kështu pra, komunikimi i mirë – themeli sot, i shoqërisë së mirë – përfshin asgjësimin e përmbajtjes së vet".............Jemi nje grup cunash dhe gocash te mire,te sjellshem dhe me edukate(jo se s'jemi rritur ne rruge apo s'njohim fjalorin e saj,por permbahemi per te komunikuar 'mire')dhe ne kete komunikim,ndihemi MIRE,dhe themi SHYQYR qe kemi gjetur njerez te dashur dhe te mire,pa dashur qe te dime se Edi eshte fashist,tjetri komunist,tjetri anarshist o 'demokrat'... jo s'na intereson,e rendesishme per ne eshte qe te NDIHEMI MIRE,edhe nese do te harronim idete dhe deshirat tona(dhe kjo s'ka te beje me mirkuptimin apo respektimin e ideve te tjetrit,por ka te beje dhe me menefregizmin tone per te 'hetuar' me tej)

    e.T,me bere me dhimbje koke....po te futa ne dore,do te ta jap ty ate drurin(ops,hostenin :P)

    PërgjigjuFshije
  2. Une apo shkrimi, te bene me dhimbje koke ?

    PërgjigjuFshije
  3. Shkrimet e Dritanit ma HEQIN dhimbjen e kokes => ai qe me ben me dhimbje koke je ti,prandaj c'me keshillon tani?? una 'vecchia romagna' o un 'fernet branca'(solo che è a menta )??

    PërgjigjuFshije
  4. Lofte sinceliteti !
    c'ka baku nxjel balaku ?

    PërgjigjuFshije
  5. Qeniet njerëzore, medet,
    qeniet e mia njerëzore
    nëse antenat gënjejnë
    nëse rotorët gënjejnë
    nëse librat gënjejnë
    nëse posteri mbi mur
    dhe reklamat në kolona gënjejnë
    nëse pulpat e lakuriqta të vajzave në ekran gënjejnë
    nëse lutjet gënjëjenë
    nëse ninullat gënjejnë
    nëse punëkoti në klub gënjen
    nëse drita e hënës
    së netëve pashpresë, gënjen
    nëse fjalët gënjejnë
    nëse ngjyrat gënjejnë
    nëse zërat gënjejnë
    nëse të jetoj në duart e tua
    asgjë tjetër, veç në duart e tua
    dhe çdo njeri gënjen
    do të thotë që duart e tua
    të bëhen të bindshme si balta
    të verbra si errësira
    të mefshta si qentë e tufës
    ashtu që duart e tua të mos rebelohen
    dhe ashtu që në këtë botë të vdekshme
    në këtë botë të jetueshme
    ku ne jemi mysafirë për një kohë kaq të shkurt
    kjo mbretëri tregtarësh, kjo tirani
    të mos marri kurrë fund...


    Nazim Hikmet

    përkthyer nga përkthimi në anglisht i Fuat Engin.
    (poezia tek blogu i e.T.)

    PërgjigjuFshije
  6. e.T. mund shumë mirë të jetë ajo që të duket. Po ndoshta ti doje ta mendoje për një çast a më, se çfarë tmerri ka në të vërtetë togfjalëshi " vëlla virtual", jo, nuk është ndonjë akuzë, thjesht një lutje për ti menduar këto dy fjalë veç e veç dhe pastaj sërish bashkë. Edi në fakt e ka thënë dhe vetë diku, në këtë blog, kur ka shkruar postin "miqesia" vetëm se ti o Edi aty je mjaftuar me vërejtjen dhe nuk të ka pëlqyer apo ke përtuar të shohësh më thellë, që prapë shumë mirë është...

    PërgjigjuFshije
  7. EdRus, zgjidh shkrime më të shkrurtra se, na le pa punë!

    PërgjigjuFshije
  8. uo Edi, ta hedhte këtuna si thashethem një gjë gjatë fare si viti zisë vlla, jo se më sëmbon xhani për atë or jo,se nuku kam merak hiç, për gallatë thom unë qyqi, për qejf, po je aty flas, se mund të keç marrë udhët prapë e të Italisë e di unë nga i shkoqit kockat ti, do e kesh bërë atë vend çipofka-çipofka. E se unë s'jam andejte nga je tina po nga gropa e bukur në gropë, vlora medemek. Se ku bëra një pyetje këtu më shëmbëlleu po nuk vura pykëpjetje.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet