04 janar 2007

harrimi

Shumekush prej nesh njeh legjenden e mbretit Artù(Re Artù,King Artù),s'po hy qe te bej historine e tij dhe te flas per tavolinen e rrumbullaket ose per Graal-in,per Lancillotin ose per Gjinevren,per Merlino-n apo "zonjen" e liqenit........marr shkas nga nje shkrim tek peshkupauje ,dhe mu kujtua finalja e njerit prej varjanteve te shumte te filmave per Artù-ne,ne te cilin ,ne aktin e fundit,Artù perballohet me Morganen(shkaktare e te gjitha te keqiave qe pati pesuar ai),dhe pas "dyluftimit"(duke e lene pa forca per magjine e saj) ,pas fjaleve te saj:"une do t'ju nenshtroj kur te rimekembem, sepse ju njihni forcen time....",Artù,ju pergjigj:"Nuk mund te na komandosh nese ne do te te harrojme",dhe me magjine e tij,beri qe te gjithe te hiqnin nga kujtesa Morganen...........Thirrjet dhe ulerimat e saj,tashme s'kishin me forcen qe te vepronin me njerezit qe nuk e njihnin(ose me mire te themi qe e KISHIN HARRUAR)..........dhe ishte kjo,ZGJIDHJA me e mire per te "hequr qafe" keqesine dhe ligesine e personazhit ,nuk qe as forca e shpates,as forca e dashurise,as magjia e Merilinit apo e Sales dhe PD
.................................ISHTE HARRIMI .

Prandaj te gjithe atyre qe jane "allergjike" ndaj Enver Hoxhes,do t'ju keshilloja qe te rishikonin filmin ne fjale dhe ndoshta do te mund te hiqnin dhe nga truri i tyre ligesine,sepse per sa kohe qe ta kujtojne,do te perdorin te njejtat metoda qe Ai perdorte per te sulmuar te tjeret..........pra ngelemi ne paradoksin qe per te sulmuar te ligun,nisur nga qellimet e mira,behemi dhe ne te ligj(!?!?).

1 koment:

  1. kjo qe thua ti Edrus eshte e vertete..ka shume te ngjare te jete keshtu...

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet