10 janar 2007

Fillimi i vitit

Pas dy javesh ne shtepi,dedikuar kryesisht PUSHIMIT dhe kompiuterit(fale edhe gripit qe s'me linte qe te ''bridhja'' sa dhe ku te doja :( )ka dy dite qe kam filluar punen,bile kjo eshte e treta.
Nga nje ane,aktiviteti ,sikur me ''shkrythetoi'' nje cike kockat qe dukej sikur kishin filluar te ndryshkeshin,nga ana tjeter,orari i punes(keto dite 6-22)me beri qe te rikthehesha dhe nje here ne ''regjimin'' e shtratit,por...''po s'levize kembe e duar,s'ha buke e lakruar'' do thoshte miku im e.T,dhe pa pritur qe te perballoj urtesine e tij,s'me ngelet qe te punoj....punoj....punoj.
Edhe ne ato pak caste qe mund te ulem ne kompiuter,s'mund te rri pa bere nje 'xhiro' tek tetena,eni,n.Ago e e.T,kolapetrit,pa llogaritur qe me duhet te pergjigjem postes,dhe ti hedh nje sy tek'peshkupauje'...por ja qe mund te gjej dhe disa minuta qe ti kushtoj blogut tim.
Me behet qejfi qe edhe ju vazhdoni te vini e qe shkruani komentet tuaja ketu :),ju faleminderit.

13 komente:

  1. Shyqyr qe na pranon pa sjelle komposto :)

    PërgjigjuFshije
  2. Edrus se pari te shkuara.Uroj te jesh me mire.Pune te mbare.Me vjen dhe mua shume mire qe jemi njohur keshtu virtualisht :) dhe ne njefare menyre me kenaq ideja qe krijuam nje rrjet sado te vogel mes shqiptare ku te gjithe mendoj se jane shume interesante dhe karizmatike dhe me ane te kesaj mund te shprehim idete tona,mendimet tona e pse jo dhe te argetohemi pak.Edhe une vuaj te njejten gje si ty sepse punoj 10 ore ne dite 09.00-19.00 (na mbyti kapitalizmi:)dhe ne ate kohe duhet dhe te merrem me kerkime per punen , me klientat qe na vijne ne showroom , por duhet te shoh dhe mailin tim si dhe te gjezdis ne blogjet e juaja qe s'mund ta le pa i pare , te shkruaj te blogjet e mia (se me hengri kurrizi dhe hapa dhe blog tjeter si te isha rob pa pune:) dhe çmenduria me e fundit dhe me e madhe e imja te bej foto dhe ti dergoj ne flickr.Flickr eshte semundja me e madhe e imja per momentin dhe qe besoj se do vazdhoje gjithnje sepse me beri te kuptoj rendesine e fotografise per mua.te presim dhe ne flickr Edrus , E.T ka kohe qe eshte aty dhe edhe aty jemi bere nje dore e mire e s'ja kalojme keq..
    bo sa e zgjata , nuk e realizoj dot planin 5 vjeçar per sot:)
    shendet dhe pune te mbare.
    Eni..

    PërgjigjuFshije
  3. eros,mos e traj çapin ! Jemi ne. :)
    me tidhjetetete shkrime ne dy jave ke realizuar objektivin tim vjetor. :)
    Su alzzati the shyqyri kanapar of the WEB .:)

    PërgjigjuFshije
  4. Technotronic - Get up
    (kur kam ble manjetofonin e pare - "Sherebel" kjo ka qene kaseta qe me incizoi goca komshiut)

    Get up, get up, get busy do it
    Get up and move that body
    Get up people now get down to it before the night is over
    Get up, get up, get busy do it
    I wanna see you party
    Get up people now get down to it before the night is over

    Get down
    Get up
    Get down
    Get up

    One, two,
    I'll party you
    Three, four,
    So get your butt on the floor
    Five, six,
    Know you dig the mix
    Seven, eight
    Let it shake

    PërgjigjuFshije
  5. "Sherebel" tridhjetemije leke ! :)
    (te vjetra.)

    PërgjigjuFshije
  6. ej nuk e di se kush e ka fut blogun tim tek arqipelagu i peshkut , po sidoqofte ju falenderoj fort:)

    PërgjigjuFshije
  7. ore,po c'behet ketu??
    Faleminferit qe te gjitheve...
    eni,akoma s'e ke njohur ate ''mascalzone''qe ka te njejtin mbiemer me ty?? :),...
    Ja u them sinqerisht qe me behet qejfi,jo vetem per ju qe keni shkruajtur,qe tashme njihemi dhe e kemi krijuar nje ide per njeri tjetrin,por dhe te gjithe 'peshqit'e tjere,jane djem e vajza qe me te vertete DINE SE C'FLASIN,dhe kjo jo vetem per ne qe pak a shume jemi te te njejtit brez( rritur dhe edukuar me nje mentalitet tjeter,si persa i perket respektit ndaj tjetrit,si ndaj familjes,si ndaj...shqiperise),por dhe gjithe te tjeret :) .

    PërgjigjuFshije
  8. kur iki une ju beni kerdine. :(

    PërgjigjuFshije
  9. Kurajo Edrus të gjithë jemi pak a shumë njësoj në nivel e lodhjes dhe të kohës (sidomos mendoj jasht atdheut)

    PërgjigjuFshije
  10. aman more Edrus kush eshte ky robi qe paska te njejtin mbiemer me mua.meqe fillon me E.T mund te jete Ermal Turkeshi.eshte i vetmi person qe di se kam kusheri sado te larget dhe se kam pare asnjehere..tjeter njeri s'me vjen ndermend...kush je ore Turkesh?

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet